Showtime

“Do të më marri malli shumë për erën tënde”, Mbreses i vdes personi i dashur

06/20/2023 13:44
nga:Genita C

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Mbresa, ka bërë të ditur se e ka humbur një person të afërt.

Ajo, me anë të një story në Instagram, ka theksuar se është në mërzi për shkak se i ka vdekur gjyshja.

“Lamtumirë gjyshe. Do të më marri malli shumë për erën tënde, zërin e darkat e tua, ku na ke mbledhur çdo herë”.

“Pusho lehtësisht, gjyshinka ime, të dua”, kanë qenë fjalët e Mbresës.