Lajme

AAK: Qeveria aktuale do të mbahet mend për dështimin në realizimin e projekteve kyçe

12/30/2024 14:58
nga:N K

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, ka reaguar përmes një postimi, duke thënë se një nga zhgënjimet më të mëdha nga kjo Qeveri është mungesa e realizimit të premtimeve për përmirësimin e infrastrukturës, shkruan GazetaBlic.

AAK-ja thekson se kjo qeveri do tëmbahet mend për dështimin në realizimin e projekteve kyçe, sindërtimi i autostradës së Gjilanit, stadiumit të qytetit dhe shumë projekteve të tjera infrastrukturore.

“Ishte qeveria Haradinaj, gjatë mandatit të së cilës u ndanë fonde për investime në infrastrukturën kritike për vazhdimin e ndërtimit të kapërderdhëses në digën e Përlepnicës. Deri në atëkohë, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme drejtuar qeverive, ky investim nuk ishte realizuar, edhe pse projekti kishte rëndësitë madhe për sigurinë e digës dhe jetën e qytetarëve. Mos investimi në këtë projekt rrezikonte drejtpërdrejt jetën e banorëve, veçanërisht të fshatit Përlepnicë, i cili ndodhet vetëm 700 metra larg digës. Për qytetarët e Gjilanit, një nga zhgënjimet më të mëdha ka qenë qeverisja aktuale e Kurtit dhe mungesa e realizimit tëpremtimeve për përmirësimin e infrastrukturës. Kjo qeveri do të mbahet mend për dështimin në realizimin e projekteve kyçe, sindërtimi i autostradës së Gjilanit, stadiumit të qytetit dhe shumë projekteve të tjera infrastrukturore”, thuhet në postim.

Tutje thuhet se përshtypja negative thellohet kur merret parasysh se kjo qeveri, e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte mbështetjen e mbi 50% të qytetarëve dhe se e njëjta parti ishte në krye të qeverisjes lokale në Gjilan.

Po ashtu, AAK shprehet se duke marrë parasysh situatën aktuale dhe nevojën për rritjen e kapaciteteve të furnizimit me ujë për Anamoravën, Aleanca përArdhmërinë e Kosovës, përmes Departamentit për Ujë dhe Politika Mjedisore, ka hartuar një program që ofron zgjidhje për furnizimin me ujë për një periudhë 100-vjeçare. Ky program përfshin tri opsione kryesore:

1. Ndërtimi i digës në rrjedhën e lumit Llapushnica, pranëfshatit Pogragjë të Gjilanit. Ky projekt ka karakter lokal dhe parashikon furnizimin vetëm të qytetit të Gjilanit dhe fshatrave përreth. Vëllimi i akumulacionit mund të arrijë deri në 6 milion metra kub ujë, të mjaftueshëm për nevojat e banorëve për 100 vitet e ardhshme.

2. Ndërtimi i digës në Shush të Vitisë. Ky projekt ka karakterrajonal, duke përfshirë furnizimin me ujë të komunave Gjilan dhe Viti, së bashku me fshatrat përkatëse. Akumulacioni mund të ketë kapacitet mbi 20 milion metrakub ujë, duke siguruar furnizim gjithashtu për mbi 100 vitete ardhshme.

3. Projekti i Lepencit ka karakter kombëtar dhe synonfurnizimin me ujë të disa komunave, si Shtërpca, Ferizaj, Vitia, Gjilani, Shtimja dhe vendbanime të tjera. Edhe pse është realizuar një studim fizibiliteti, ende nuk është e qartë mënyra se si do të implementohet ky projekt.