Sporti

Do të largohet nga Real Madrid, kjo pritet të jetë skuadra e re e Mariano Diaz

06/28/2022 10:26
nga:Mergim Rreci

Jorge Jesus është në kërkim të një sulmuesi për të përforcuar sulmin e Fenerbahces dhe klubi vazhdon të përpiqet të nënshkruajë me Mariano Díaz nga Real Madrid.

Sulmuesi 28-vjeçar është në listën e largimeve dhe sipas gazetës AS, pas një oferte të parë prej 4 milionë në sezon për lojtarin (në një kontratë dyvjeçare), klubi turk është gati të shkojë në 5 milionët e kërkuara nga Mariano, të konsideruara si prioritet nga Jorge Jesus, përcjell GazetaBlic Sport.

Gazeta raporton se të hënën Fenerbahce ka paraqitur një propozim të dytë me bonuse, i cili arrin në 5 milionë.

Mariano ka edhe një vit në kontratën e tij, pasi ka ardhur në vitin 2018 nga Lyon, për 21 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/