Sporti

Do të largohet nga Real Madrid, Bale mund të transferohet tek skuadra e Championship

05/07/2022 11:13
nga:Mergim Rreci

Ka pasur raportime se Gareth Bale  do të jetë i interesuar të rikthehet në Uells dhe të luajë për Cardiff sezonin e ardhshëm.

Skuadra nga Uellsi është në Championship, niveli i dytë më i lartë i futbollit anglez, përcjell GazetaBlic Sport.

Klubi tani është në pritje të kontakteve nga sulmuesi. Sipas The Sun, Bale, 32 vjeç, përfundon kontratën me Real Madridin në fund të sezonit dhe synon të vazhdojë karrierën e tij në Cardiff.

Presidenti i klubit Mehmet Dalman tha se klubi është i hapur për të dëgjuar se çfarë dëshiron të bëjë uellsiani.

Trajneri Steve Morison, duke folur për Wales Online, gjithashtu pranoi se do të dëshironte ta kishte lojtarin: “Kush nuk e do atë? A ka njeri që nuk dëshiron ta dëgjojë këtë gjë”.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në këtë drejtim.

/GazetaBlic Sport/