Sporti

Do të largohet nga PSG, Di Maria mund të rikthehet tek ish skuadra e tij

04/20/2022 14:53
nga:Mergim Rreci

Benfica dëshiron të ri-nënshkruajë anësorin e Paris Saint-Germain, Angel Di Maria këtë verë, sipas Pedro Almeida.

Kontrata aktuale e 34-vjeçarit do të përfundojë në qershor dhe atij ende nuk i është ofruar një zgjatje në “Parc des Princes”, përcjell GazetaBlic Sport.

Di Maria mund të ketë opsionin për t’u rikthyer në Benfica si lojtar i lirë, por do të duhet të pranojë një pagë më të ulët se të ardhurat e tij aktuale prej 13 milionë euro në vit.