Sporti

Do të largohet nga Milani, Chelsea në mesin e skuadrave të interesuara për Romagnolin

05/19/2022 13:00
nga:Mergim Rreci

Chelsea është i interesuar të nënshkruajë me Alessio Romagnolin, kapitenin e Milanit, kontrata e të cilit skadon këtë verë, sipas Metro.

27-vjeçari ka qenë me klubin italian që nga viti 2015 dhe është në prag të fitimit të titullit të tij të parë në Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.

E ardhmja e tij në Milano mbetet e pasigurt, pa zgjatje të kontratës, andaj ka disa klube të interesuara për shërbimet e tij.

Chelsea është në mesin e tyre, me klubin nga Londra që mund të dërgojë një ofertë në drejtim të tij.