Sporti

Do të largohet nga Drita, kjo pritet të jetë skuadra e re e Blend Baftiut

05/25/2024 20:41
nga:Mergim Rreci

Futbollisti Blend Baftiu do të largohet nga skuadra e Dritës.

Mesfushori ofanziv pritet të rikthehet pikërisht aty nga ku u transferua tek ‘Intelektualët’.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se Baftiu pritet t’i bashkohet përsëri FC Ballkanit, skuadër kjo tek e cila luajti për katër vite, nga 2018 deri tek viti 2022.

Gjatë këtij edicioni, Baftiu realizoi 7 gola dhe 4 asistime në 35 sa ndeshje sa luajti me fanellën e Dritës.

/GazetaBlic Sport/