kante
Sporti

Do të largohet nga Chelsea, Juventus dhe Barcelona në garë për shërbimet e Kante

02/11/2023 13:14
nga:Mergim Rreci

E ardhmja e N’Golo Kante në Chelsea raportohet se është në dyshim pasi ai hyn në muajt e fundit të kontratës së tij dhe Juventus po vëzhgon nga afër situatën.

Mesfushori francez 31-vjeçar, i cili iu bashkua Bluve në korrik 2016 nga Leicester City, ka luajtur shumë pak në këtë edicion dhe nuk e ka ndërmend të vazhdojë kontratën, transmeton GazetaBlic Sport.

Që nga gushti i vitit të kaluar, Kante ka mbetur jashtë fushës për shkak të një dëmtimi, që e ka bërë atë të humbasë 31 ndeshje tashmë këtë sezon.

Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, dyshimet po shfaqen për të ardhmen e Kantes dhe Chelsea po mendon seriozisht ta lërë atë të largohet në një transferim të lirë kur kontrata e tij të skadojë në verë.

Një numër klubesh anembanë Evropës kanë filluar të vëzhgojnë situatën dhe Juventusi është mes tyre, por edhe Barcelona poashtu.

Kante nuk është aktualisht një prioritet për Bianconerët, por gjërat mund të ndryshojnë me afrimin e verës.

/GazetaBlic Sport/