Sporti

Do të largohet nga Barcelona, Ferran Torres drejt kalimit tek skuadra e njohur në Premier League

05/12/2023 23:29
nga:Mergim Rreci

Transferimi i Ferran Torres te Aston Villa mund të konkretizohet deri më 30 qershor.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle negociatat me Barcelonën tashmë kanë filluar.

Madje theksohet se palët po shpejtojnë që të mbyllin sa më shpejt kalimin e Ferran Torres te Aston Villa.

Barcelona do e shesë sulmuesin spanjoll për jo më pak se 42 milionë euro, në mënyrë që humbja në investimin e bërë për këtë lojtar të mos jetë shumë e lartë.