Juventus e ka identifikuar sulmuesin e Chelseat, Christian Pulisic si një objektiv transferimi , sipas Tuttosport.
E ardhmja e futbollistit amerikan është vënë në dyshim pas komenteve nga babai i tij për mungesën e minutave në “Stamford Bridge”, përcjell GazetaBlic Sport.
Juve po e shikon Pulisicin si një zëvendësues të mundshëm për Paulo Dybala teksa ai i afrohet fundit të kontratës, por Giacomo Raspadori i Sassuolo është gjithashtu në listën e tyre të ngushtë.



