Loris Karius mund të largohet nga Newcastle United në janar, sipas Football Insider.
Ekziston një klauzolë në kontratën e tij që thotë se ‘Magpies’ duhet të vendosin brenda 16 janarit nëse do të zgjasin marrëveshjen e tij apo jo, përcjell GazetaBlic Sport.
Raporti përmend se nuk ka gjasa të ndodhë pasi Martin Dubravka është rikthyer nga huazimi i tij te Manchester United.
Kjo gjë pritet të ndikojë që ai përfundimisht të largohet nga Newcastle United.



