Showtime

“Do të kisha bërë seks” Antonela tregon se çfarë do të kishte bërë në shtëpi

12/27/2021 18:32
nga:Donika Fetahu

Ditën e sotme, gjatë një bisede mes vajzash, midis Sarës, Antonelës dhe Beniadës, ato kanë nisur diskutimet duke pyetur njera-tjetrën se çfarë do të bënin në shtëpi, nëse do të dilnin nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Fillimisht, është përgjigjur Beniada.

“Çfarë kishit bërë te shtëpia? Unë do të kisha parë televizor, do të kisha lexuar një libër dhe do kisha fjetur gjumë”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, është përgjigjur gjithashtu edhe Antonela duke thënë se do të kishte bërë seks.

“Unë do të kisha përdorur telefonin për të parë ndonjë film në “Netflix”, alternativa e parë, alternativa e dytë do kisha dalë me ndonjë djalë, e treta, do të kisha bërë seks”, është shprehur ish-konkurrentja e “Për’puthen”.