Sporti

“Do të kalojnë shumë mirë!” – Haaland ‘provokon’ Liverpoolin para ndeshjes

10/08/2026 17:51
nga:Mergim Rreci

Erling Haaland ka ndezur atmosferën para përballjes së Manchester Cityt me Liverpoolin në Anfield. 

Sulmuesi norvegjez u shpreh me shumë besim kur foli për tifozët e Cityt që do të jenë të pranishëm në stadium.

“Mendoj se tifozët e Manchester Cityt në Anfield do të kalojnë një kohë shumë të mirë!”

Një deklaratë që mund të shihet si një provokim për Liverpoolin, sidomos duke pasur parasysh rivalitetin e madh mes dy skuadrave në Premier League.

Tashmë mbetet të shihet nëse Haaland do t’i justifikojë këto fjalë në fushë dhe nëse tifozët e Cityt do të kenë vërtet një mbrëmje për t’u mbajtur mend në Anfield.

/GazetaBlic Sport/