Kozak Braçi i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes mediatike.
Në një ‘live’ të zhvilluar në Instagram, Kozak shprehet se një këngëtar kosovar është tallur me të dhe do të jap 3 mijë euro për ta vrarë.
Bëhet fjalë për reperin kosovar, Nushin i cili nuk hezitoi t’i kundërpërgjigjet.
“Unë e di që ti gabon shpesh por kësaj herë ke gabuar rëndë. Jo 3 mijë por edhe 100 mijë euro nuk do të kryejnë punë, shihemi”, u shpreh Nushi në një video të publikuar në rrjetet sociale./GazetaBlic/


