Analisti poltik, Shemsi Jashari në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se është e dhimbshme të shohim raporte jo të mira, mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Sipas tij, mos kordinimi dhe përplasjet publike, mes dy qeverive po shkaktojnë dëme.
“Është e dhimbshme të shohim raporte të ftohta dhe aspak vëllazërore të kësaj qeverie me qëverinë shqiptare. Moskoordinimi dhe për me keq përplasja edhe publike në qendrime të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, ka shkaktuar dhe po shkakton dëme të konsiderueshme”, ka thënë Jashari.
Ai tutje ka thënë se moskoordinimi me ndërkombëtarët nga kjo qeverisje ka bërë që të jemi të izoluar dhe nën presion.
“Mos kordinimi me faktorin ndërkombëtar i kësaj qeverie ka bërë që sot të jemi vend izoluar dhe nën presion për zbatimin e marrveshjeve të rritura ku shteit i Kosovës ka marr obligime”, ka thënë analisti.
Jashari potencon se do të ishte më mirë nëse do të kishte një kordinim më të mirë mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Është pak hipotetike të thuhet nëse do të kishim rezultate më të mira nëse do të pranohej propozimi i z.Edi Rama, për Asociacionin po gjithsesi se do të kishte rezultate më të mira nëse do të diskutohej dhe konsumoheshin argumentet për e kundër në mes të dy qeverive. Të pakten do të kishim një qendrim unik dhe nuk do të përlaheshim ndër vete”, ka thënë Jashari.
“Ndihma që qeveria shqiptare dhe z.Rama, do të mund të jepnin do të ishte mjaftë e madhe dhe e rëndësishme”, ka thënë Shemsi Jashari për Gazeta Blic.
Për këtë temë ka folur dhe analisti politik, Fidan Ukaj, ku ka thënë se kryeministri Rama do duhej ta përkrahte modelin kroat të Asociacionit.
“Mendoj se Zotëri Rama shumë më nder do t’i bënte, përkrahjes dhe shyrjes përpara të propozimit të Qeverisë së Kosovës të një modeli kroat të Asociacionit ashtu siç kishte propozuar kryeministri Kurti, e siç duket nuk do të gjejë zbatim pasi që tanimë kem një propozim të ri të BE-së për Asociacionin”, ka thënë ai.
“Shumë më nder i ka bërë kryeministrit Rama refuzimi i propozimit të tij, se sa sikur do të pranohej, vetëm draft i Asociacionit nuk ishte e aq më pak në të mirën e Kosovës”, ka thënë tutje Fidan Ukaj./GazetaBlic/