Showtime

“Do të bëhet nënë?” Antonela e BBV publikon foton dhe bën lëmsh ndjekësit

07/24/2022 09:44
nga:G B

Edhe pas përfundmit të emisionit të Për’puthen, ish-konkurrentja e sezonit të dytë Antonela Berisha, ia ka arritur të ruajë vëmendjen dhe famën. Madje ajo u bë pjesë edhe e “Big Brother Vip 1”, ku u përfol jo pak për jetën e saj.

Së fundmi ajo ia ka dalë sërisht të jetë në qendër të vëmendjes, me postimet në rrjetet sociale, ku numëron shumë ndjekës. Antonlela publikoi një foto ku mbante në dorë një gotë verë, krahas së cilë iu drejtonte të gjithëve një pyetje: “Çfarë do të thotë të pish fundin e shishes së verës? Kam disa ditë që më bie vetëm fundi”.

Ndërsa pjesa më e madhe e përgjigjeve, sipas asaj që tregon Antonela, kanë të bëjnë me statusin e saj. Disa i thonë Antonelës që do të martohet, ndërsa të tjerë që do të lindë një vajzë. Përgjigja e Antonelës? Asgjë! Ajo i ka lënë dyshimet e hapura duke mos i aprovuar dhe as hedhur poshtë dyshimet e ndjekësve, teksa thjesht shkruan se kjo është një përgjigje që i ka ardhur disa herë.

Pak kohë më parë Antonela dhe Isli Islami bënë lëmsh rrjetin me postimin e këtij të fundit

Moderatori publikoi një foto-album në profilin e tij në Instagram nën shoëqrinë e Antonela Berishës, e cila ishte e ftuar në programin e tij.

“Me @antonelathereal biseduam gjatë pas Wake Up dhe dolëm në konkluzionin që shiu në mos do rrjedhë, do pikojë. Pastaj u ndamë. Antonela është single”– shkruan Isli, ndërsa vëmendje të madhe ka marrë edhe seksioni i komenteve.

Kolegia e tij prej kohësh tashmë, Ori Nebiaj shkruan në seksionin e komentve: Ore ti”, krahas një emojie me fytyrë të habitur.

"Do të bëhet nënë?" Antonela e BBV publikon foton dhe bën lëmsh ndjekësit "Do të bëhet nënë?" Antonela e BBV publikon foton dhe bën lëmsh ndjekësit