Showtime

“Do ta mbys në dru”/ I publikoi mesazhet me Zhaklinën, flet për herë të parë psikologia e Efit

06/07/2023 13:43
nga:G C

Pak kohë më parë, disa mesazhe të publikuara nga psikologia e Efi Dhedhes shkaktuan mjaft zhurmë në rrjet.

Në to shihej se Efi i tregonte psikologes se debatet mes saj dhe opinionistes Zhaklin Lekatari janë mjaft personale, duke shtuar më pas se ‘do e kishte mbytur në drru’ nëse do të ishte personi që ka qenë vite më parë.

Pikërisht për këto mesazhe, Efi u cilësua si e dhunshme, ndërsa psikologia e saj u kritikua se pse zgjodhi ti publikonte mesazhet.

Për këto mesazhe foli dhe vetë Efi në “Post Big Brother VIP”. Ajo i doli në mbrojtje psikologes, duke u shprehur se qëllimi i vetëm i publikimit të mesazheve ishte ta mbronte, duke shtuar më pas se e konsideron mikeshë.

Mirëpo së fundmi ka folur vetë psikologia e Efit, Adelina, teksa ishte e ftuar në një intervistë në “Natë me Aulonën”.

Psikologia tha se terapia që ka ushtruar me Efin ia lejon mundësinë të kenë raporte miqësore.

“Unë punoj edhe me miq e kolegë, familjarë. Nëse terapitë standarde që njeh popullata, si rregull është një klient duhet të kalojë një proces terapeutik, pas terapisë duhet të kalojnë dy vite që ti t’i japësh mundësinë të jetë raport shoqëror le të themi. Është një terapi që e thyen këtë lloj barriere, që më jep akses të punoj me këdo dhe mos të prish asnjë lloj marrëdhënie tjetër. Mënyra si Efi po e tregonte edhe në “Big Brother” eksperiencën e saj në terapi ishte totatlisht ndryshe nga ai që treguan dy vajzat e tjera, që ishte variant komplet tjetër. Kam punuar vetëm në disa pika specifike që më ka kërkuar për t’i ndryshuar. Unë di pikat por jo sfondin. Në periudhën kur ndjeva që kishte mbështetje më shumë, jam më tepër mikeshë dhe mentore e saj, sesa një psikologe e mirëfilltë. Ndjeva nevojën që ishte realisht vetëm pa mbështetje reale në televizion, i vetmi person që mund ta mbështeste isha unë”.

Më pas psikologia shtoi se situata me mesazhet që ajo publikoi u keqpërdor, pasi synimi i vetëm i saj ishte të tregonte se sa shumë Efi ka ndryshuar nga terapitë e saj.

“Nuk u pendova. Nuk e publikova unë por ndodhi një ngatërresë e vogël me sekretaren time. Nuk është ndonjë problem i madh. Nuk kishte asgjë për thyerje konfidencialiteti pasi mesazhi ishte i qartë. “Në një situatë të caktuar kur mu ushtrua një presion i caktuar reagimi im ishte fantastik.” Ndryshim nga çfarë do bëja dikur. Pra, ishte rezultat i diçka që është punuar. Unë i ndaj gjëra të tilla me publikun edhe për klientë të tillë, për të treguar që po funksionon”.