Sporti

“Do ta mbaj thellë në zemër” – Ylli argjentinas Leo Flores flet pasi luajti me Messin

10/07/2026 08:52
nga:L J

Talenti argjentinas Leonel Flores, i cili ka qenë një zbulim i vërtetë gjatë kësaj ndërprerjeje të ndeshjeve ndërkombëtare, ndau mendimet e tij rreth mundësisë për të luajtur krah Lionel Messit në ndeshjen e tij të lamtumirës kundër Beninit.

“Është një ditë e paharrueshme për mua, është privilegj të jem i pranishëm në lamtumirën e tij (të Lionel Messit). Do ta ruaj këtë kujtim thellë në zemër,” tha anësori i Boca Juniors.

“Nuk guxova t’i kërkoja një foto, i kërkova të më firmoste fanellën, por nuk guxova të kërkoja një fotografi. Kur më dha pasimin, më tha të shënoja gol; e kisha kontrolluar topin dhe mund të kisha shënuar – çdo gjë që vjen prej tij, duhet ta pranosh.

“Ai është shumë i veçantë, ka një prani mbresëlënëse, është më i miri në histori, i të gjitha kohërave, dhe është gjithashtu një njeri shumë i mirë.”

/GazetaBlic Sport