Sporti

‘Do ta heshtim palestrën’, lojtari i Lituanisë provokon para përballjes me Kosovën

07/12/2025 13:26
nga:Mergim Rreci

Ekipi i Kosovës tashmë ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të ballafaqohen në fazën çerekfinale të CS2.

LDjelmoshat kosovarë do të kenë punë ndaj Lituanisë, të cilët siguruan kualifikimin tutje pasi triumfuan me rezultat 2-0 me ‘Map-a’ ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kjo ndeshje luhet sot me fillim nga ora 14:30, atje ku pritet të ketë spektakël të jashtëzakonshëm.

Rreth një orë para fillimit të kësaj përballje, një lojtar i skuadrës kundërshtare ka provokuar me postimin e tij, ku tha se do ta heshtin palestrën ‘1 Tetori’, me paraqitjen e tyre.