Sporti

“Do përballemi me Kosovën sërish”, çka raportojnë mediat rumune për duelin me “Dardanët”

02/08/2024 18:46
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në Ligën e Kombeve të edicionit 2024-25.

Kosova do të përballet me Rumaninë, Qipron dhe fituesin e duelit Lituani – Gjilbratar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja e fundit mes Kosovës dhe Rumanisë në Bukuresht përfundoi me ekses nga tifozët vendas, të cilët shpalosën banerin “Kosova është Serbi” dhe loja u ndërpre për rreth 1 orë.

Mediat rumune kanë raportuar poashtu për këtë short dhe më poshtë ua sjellim reagimet e tyre.

“Rumania, kundërshtar të lehtë në grupin e Ligës së Kombeve! Do të përballemi sërish me Kosovën”, shkruan mediumi Prosport.ro.

“Ja grupi i Ligës së Kombeve të Rumanisë: Kosova, sërish në Bukuresht”, shkruan mediumi Gsp.ro.

/GazetaBlic Sport