Lajme

Do na duhej 10 vite për të barazuar të drejtat tona me ato të serbëve në Kosovë /Taravari

03/28/2024 23:09
nga:Sh R

Kandidati i VLEN për Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari në emisionin “Politiko” ka folur edhe për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Ai ka thënë se do të duhej 10 vite për të barazuar të drejtat e tyre me ato të serbëve në Kosovë.

“Shpëshë ne ju themi bashkëqytetarëve maqedonas ne ju themi krahasoni të drejtat tona me ato të serbëve në Kosovë, nëse ne do t’i kishim ato të drejts sikurse ato të serbëve në Kosovë ne do të na duhej 10 vite për tu barazuar me ato të drejta të serbëve në Kosovë, ne këto na duhet decentralizim jo Asociacion, decentralizimi është bërë më shumë në letër sesa në praktikë”, tha ai.