Lajme

“Do mbetesh gjithë njeri i fjalës”, postimi i shokut të 26-vjeçarit që u vra në Mitrovicë

10/30/2021 10:31
nga:M K

Një 26-vjeçar me inicialet A.M, është therur për vdekje pas mesnatës në Mitrovicë. Të dyshuarit për vrasje ndohen ende në arrati.

Pas vrasjes së të riut, një mik i tij ka shkruar disa fjalë në Facebook.

“Ishalla nxhenet dosti jem, do te mbetesh gjithë njeri i fjalës”, ka shkruar ai.

Edhe familjarët e 26-vjeçarit kanë shkruar në Facebook, ku kanë njoftuar për vdekjen e tij.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do kthehemi. Me dhimbje te thellë familjar ,dashamirë, shokë e miq, ju njoftojmë se sot ndërroj jetë vllau jonë (djali i agjës) A.M. Për detaje të tjera rreth ceremonisë së vorrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se ngjarja dyshohet se ndodhi pas një zënke që kishin mes vete viktima dhe dy të dyshuarit. Gjatë përleshjes dyshohet se viktima është sulmuar me thikë nga dy të dyshuarit dhe nga plagët e marra ka humbur jetën në QKUK.

Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.