Sporti

“Do luftojmë për vendet e para, por në të ardhmen”, Pochettino: Ta shohim realitetin në sy

12/09/2023 14:28
nga:E K

Chelsea nuk po mundet të gjejë vazhdimësinë edhe në këtë sezon, me “Blutë e Londrës” që renditen në vendin e 10 me vetëm 19 pikë pas 15 javësh kampionat.

Aktualisht, distanca me vendin e katërt është 11 pikë, e megjithatë trajneri Mauricio Pochettino beson se skuadra do të luftojë për vendet e kreut.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Everton në transfertë, argjentinasi theksoi se e dinte mjaft mirë vështirësinë e detyrës në momentin që pranoi ofertën e Chelseat.

“E dija shumë mirë që në momentin që pranova ofertën se do të ishte një detyrë e vështirë. A do të luftojmë për katër vendet e para? Sigurisht që po, por ndoshta jo tani, në të ardhmen. Nuk mund ta them se sa kohë do të duhet për këtë, por shpresoj që t’ia dalim sa më shpejt të jetë e mundur.

Kemi akoma lojtarë të dëmtuar, por duhet të qëndrojmë të qetë sepse nuk shërben për asgjë nëse nisim të ankohemi. Duhet ta shohim realitetin në sy dhe të përballemi me të”, u shpreh Pochettino.