Sporti

“Do luftojmë për njëri-tjetrin! Do fitojmë për njëri-tjetrin”: Fjalimi drithërues i trajnerit të Kosovës para lojës ndaj Austrisë

03/21/2024 11:57
nga:E K

Kosova U-19 arriti një fitore fantastike ndaj Austrisë të mërkurën në Elite Round, raundin e dytë kualifikues për Kampionatin Evropian.

Këtë triumf të dardanëve e motivoi trajneri Adil Maliqi me një fjalim drithërues para fillimit të ndeshjes.

Videoja e publikuar nga Maliqi i shfaq futbollistët krah për krah njëri-tjetrit bashkë me trajnerin që mban fjalimin në dhomat e zhveshjes para fillimit të takimit.

“Do luftojmë për njëri-tjetrin! Do fitojmë për njëri-tjetrin”, u thotë Maliqi, futbollistëve.