Sporti

Do jetë festë e madhe në Napoli, planifikohet gjithçka se si do festohet nëse bëhen kampion të Italisë

04/06/2023 21:48
nga:L J

Një festë e dyfishtë e organizuar në dy ditë, 3 dhe 4 Qershor po planifikohet për Napolin nëse bëhet kampion i Serie A.

E para në stadiumin Maradona me dorëzimin e Kupës së Scudetto-s për Napolin dhe e dyta më 4 qershor në Piazza del Plebiscito me lojtarët në skenë.

Ky është drafti i parë i marrë në konsideratë nga Komuna e Napolit për të organizuar festën e kampionatit të Napolit në siguri, sipas asaj që u mësua në fund të takimit.

Klubi i Napolit me shumë gjasë do ta fitojë kampionatin italian sivjet pasi është +16 pikë nga vendi i dytë Lazio.

/GazetaBlic Sport