Demokracia në Veprim ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve lokale, raporton Gazeta Blic.
Përmes një reagimi të lëshuar për media, thuhet se zgjedhjet duhet mbajtur në përputhje me me masat dhe protokollet në fuqi.
Njoftimi i plotë:
??????????̈ ??̈? ?????
????????? ?????? ????? ??̈ ??????, ???? ?????????? ????? ??? ??????????? ??̈ ????
Zgjedhjet e rregullta lokale janë shpallur nga Presidentja Vjosa Osmani, për datën 17 tetor të këtij viti, duke u bërë kështu procesi i tretë zgjedhor që Kosova organizon në periudhën e pandemisë COVID-19. Për sot është paralajmëruar mbajtja e një takimi konsultativ mes subjekteve politike dhe Presidentes Osmani, për të diskutuar rekomandimin e IKSHPK-së, i cili kërkon shtyrjen e procesit zgjedhor. Ndonëse situata aktuale është e përkeqësuar, Demokracia në Veprim konsideron se zgjedhjet lokale të 17 tetorit duhet të mbahen brenda afateve të përcaktuara, por në respektim dhe përputhje me masat në fuqi për parandalimin e shpërndarjes së virusit dhe protokolleve tjera në fuqi.
Organizimi i këtyre zgjedhjeve do t’u mundësojë qytetarëve ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në institucionet e nivelit lokal, që përbën një prej parimeve bazë të funksionimit demokratik të një shteti. Duke qenë se këto zgjedhje janë të rregullta në kuptimin periodik, mbajtja e këtyre zgjedhjeve është e një rëndësie të veçantë edhe sa i përket mandatit katër-vjeçar që u është dhënë institucioneve të nivelit lokal, mandat ky i cili sipas legjislacionit në fuqi mbaron në fund të muajit tetor. Çështja e mandatit të institucioneve të nivelit ngërthen në vete edhe aspektin e legjitimitetit të tyre, që do të cenohej në rast të shtyrjes së zgjedhjeve.
Në anën tjetër, edhe pse gjatë vitit 2020 dhjetëra shtete kishin vendosur për shtyrjen apo anulimin e zgjedhjeve, ndër të cilat edhe vet Kosova, kjo ishte bërë kryesisht në mungesë të protokolleve shëndetësore dhe masave specifike për garantimin e një procesi zgjedhor që nuk rrezikon shëndetin publik. Megjithatë, këto nuk do të jenë zgjedhjet e para që Kosova organizon në kohë pandemie. Duke qenë se në dy proceset e organizuara paraprakisht, respektivisht zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, Kosova tashmë ka krijuar një përvojë të konsoliduar për organizimin e zgjedhjeve në kohë pandemie. Zgjedhjet në fjalë janë organizuar në përputhje me manualin që Ministria e Shëndetësisë e ka miratuar në qershor të vitit 2020, ku mes tjerash, përcaktohen edhe masat konkrete që duhet të ndërmerren gjatë procesit zgjedhor.
Demokracia në Veprim kërkon që institucionet relevante, por edhe vet subjektet politike, të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm për organizimin e një procesi zgjedhor të sigurt shëndetësor. Mes tjerash kjo nënkupton respektimin e masave për numrin e lejuar të qytetarëve në tubime, respektimin e masave si maska dhe distanca, si dhe masave tjera specifike që ndërlidhen drejtpërdrejt me procesin zgjedhor. Po ashtu, institucionet shëndetësore do të duhej që deri në fillimin e procesit zgjedhor të përditësojnë manualet përkatëse për organizimin e zgjedhjeve, duke marrë në konsideratë mësimet e nxjerra nga organizimi i dy palë zgjedhjeve më parë.