Lajme

DnV: Subjektet politike nuk arrijnë të promovojnë demokraci dhe barazi gjinore

09/04/2021 17:05
nga:Y I

Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim, DnV, përmes një reagimi publik kanë konstatuar se subjektet politike nuk kanë arritur të promovojnë demokraci dhe barazi gjinore, raporton Gazeta Blic.

Në reagimin e tyre thuhet se nga 167 kandidatë që janë pjesë e garës për të parin e komunës, vetëm 13 prej tyre janë gra.

Tutje theksohet se në afërsisht 75% të komunave të Kosovës nuk ka asnjë grua që garon për t’u zgjedhur si kryetare e komunës.

“Nga 167 kandidatë që janë pjesë e garës për të parin e komunës, vetëm 13 prej tyre janë gra. Në afër 75% të komunave të Kosovës nuk ka asnjë grua që garon për t’u zgjedhur si kryetare e komunës. Ndërsa, nga gjithsej 270 bartës të listave të subjekteve politike, grave u është besuar kjo pozitë në vetëm në 34 raste” thuhet në reagimin e tyre.

Postimi i plotë:

SUBJEKTET POLITIKE NUK ARRIJNË TË PROMOVOJNË DEMOKRACI DHE BARAZI GJINORE

Nga 167 kandidatë që janë pjesë e garës për të parin e komunës, vetëm 13 prej tyre janë gra. Në afër 75% të komunave të Kosovës nuk ka asnjë grua që garon për t’u zgjedhur si kryetare e komunës. Ndërsa, nga gjithsej 270 bartës të listave të subjekteve politike, grave u është besuar kjo pozitë në vetëm në 34 raste.

Nuk është rast më i mirë i përfshirjes së grave as në listat zgjedhore, sipas modelit ‘zebër’ – ku çdo i dyti kandidat i përket gjinisë tjetër, subjektet politike edhe në këto zgjedhje janë mjaftuar me respektimin e kriterit pothuajse minimal ligjor prej 30%. Nga 5,239 kandidatë të certifikuar për kuvendet komunale, vetëm 1,943 prej tyre janë gra, apo vetëm rreth 37%.

Demokracia në Veprim u rikujton subjekteve politike se gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit, andaj anashkalimi i tyre nuk i shërben demokratizimit të partive e as barazisë gjinore dhe ofrimit të mundësive të barabarta për të dy gjinitë.