Lajme

DnV: Rrjedhja e informacioneve konfidenciale për kandidatët përbën shkelje ligjore

08/19/2021 16:03
nga:M K

Demokracia në Veprim (DnV), ka reaguar pas publikimit të informacioneve konfidenciale për kandidatët gjatë procesit të certifikimit, para se ky proces të mbyllet.

Në njoftimin e DnV-së thuhet se përben shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullës përkatëse zgjedhore.

“Në nenin 30, respektivisht 8, përcaktohet qartazi se Zyra duhet t’i mbajë konfidenciale të gjitha të dhënat mbi kandidatët, deri sa të njëjtit nuk certifikohen nga KQZ-ja. Nxjerrja e këtyre informacioneve në publik, të cilat mund të jenë gjysmake apo të pasakta, mund të dëmtojë imazhin e kandidatëve dhe mund të ndikojë në perceptimin dhe orientimin politik të votuesve”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

Rrjedhja e informacioneve konfidenciale për kandidatët gjatë procesit të certifikimit, para përmbylljes së tij përben shkelje të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullës përkatëse zgjedhore. Në nenin 30, respektivisht 8, përcaktohet qartazi se Zyra duhet t’i mbajë konfidenciale të gjitha të dhënat mbi kandidatët, deri sa të njëjtit nuk certifikohen nga KQZ-ja. Nxjerrja e këtyre informacioneve në publik, të cilat mund të jenë gjysmake apo të pasakta, mund të dëmtojë imazhin e kandidatëve dhe mund të ndikojë në perceptimin dhe orientimin politik të votuesve.

Prandaj Demokracia në Veprim (DnV) kërkon nga KQZ-ja por edhe nga subjektet politike të garantojnë sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave deri në vendimin për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre, në mënyrë që këto të dhëna të mos keqpërdoren për përfitime politike apo për të dëmtuar kandidatë apo subjekte të caktuara.