Sporti

Një tjetër ftubollist shumë i rëndësishëm i Milanit rezulton pozitiv me Covid-19

10/15/2021 20:13
nga:Mergim Rreci

Pas mbrojtësit Theo Hernández, një tjetër lojtar i Milanit, i stërvitur nga Stefano Pioli, rezultoi pozitiv për Covid-19.

Është mesfushori spanjoll Brahim Díaz, ai i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell GazetaBlic Sport.

Në një deklaratë të shkurtër në mediat sociale, kuqezinjtë informojnë se lojtari tashmë është në shtëpi në izolim.

Kështu, Brahim Díaz dhe Theo Hernández, duke mos harruar portierin Mike Maignan, i cili po shërohet nga një dëmtim në dorën e majtë, janë jashtë për së paku dy ndeshjet e radhës.

/GazetaBlic Sport/