Kosova u mposht mbrëmë nga Spanja me rezultat 0 me 2.
Ishte një paraqitje shumë e mirë nga kombëtarja e Kosovës, e cila kishte disa raste shumë të mira shënimi, përcjell GazetaBlic Sport.
I pranishëm në stadium ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e përjetoi keq rastin e humbur nga Vedat Muriqi për të shënuar gol.
Në videon e publikuar nga “Klan Kosova”, Kurti shihet duke kapur kokën dhe duke goditur rrethojën afër tij.


