Sporti

Mungon edhe për disa javë, mësohet se kur do të rikthehet në fushë Sergio Ramos

08/13/2021 15:01
nga:Mergim Rreci

Paris Saint-Germain konfirmoi këtë të premte se Sergio Ramos pritet të kthehet në fushë në muajin shtator.

Kështu, debutimi i mbrojtësit me përvojë spanjoll shtyhet për katër javë të tjera, duke luftuar me probleme të muskujve që nga maji kur doli për herë të fundit në fushë, ende si lojtar i Real Madridit, për t’u përballur me Chelsean në Ligën e Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Përveç Sergio Ramos, Colin Dagba, Juan Bernat, Idrissa Gueye dhe Alexandre Letellier janë gjithashtu të padisponueshëm për takimin e së shtunës me Strasburgun.