Sipas disa informacioneve ende të pakonfirmuara, UEFA i ka dërguar një letër Federatës së Futbollit të Kosovës duke e informuar që është duke i hetuar tri skuadra për kurdisje të mundshme të rezultateve.
UEFA ka nisur hetimet për shkak të lëvizjeve të shpeshta në baste që kanë parë, raportoi dje Indeksonline dhe se kjo gjë mund të përcjellet me dënime të rënda nëse vërtetohen me fakte.
Në lidhje me këtë gjë për GazetaBlic Sport është pronocuar analisti i mirënjohur i futbollit kosovar, Muhamet Dragusha.
Dragusha tha se e mirëpret këtë hetim dhe uron që çdo skuadër që është pjesë e këtyre kalkulimeve ta marrë denimin e merituar.
“Unë si ish sportist, por edhe dashamirët e futbollit ata që ia duan të mirën dhe dëshirojnë ta shohin futbollin kosovar sa më lartë e mirepresin këtë hetim. Shpresoj që sa më shpejtë të gjenden bashkëpunëtorë dhe dëshmitarë që të dënohen ato klube për kalkulime dhe trukime, pasi do ta kishin kuptuar të gjitha klubet se nuk jemi më në Kosovën e papranuar në instancat më të larta të futbollit, kurse ato klube që mendojnë korrektësisht dhe kanë vazhdimësi se do të ndihmohen dhe përkrahen nga të gjithë. Ato skuadra qe dalin në rruge të gabuar shpresoj që ta marrin dënimin e merituar” tha Dragusha për GazetaBlic Sport.
/GazetaBlic/


