Lajme

“Messi po largohet nga Barcelona, e unë po kthehem në PDK”

08/05/2021 21:11
nga:Gazeta Blic

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka konfirmuar kthimin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facëbook Çitaku e ka krahasuar kthimin e saj në PDK me largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

“Messi po largohet nga Barcelona, e unë po kthehem në PDK #lluge#krejtmukaperzi”, ka shkruar Çitaku.

Edhe pse nuk ka ende asgjë zyrtare, nënkryetarët e rinj të kësaj partie pritet të jenë: Vlora Çitaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili.