Sporti

Mediat angleze zbulojnë emrin e trajnerit të ri të Newcastle United

10/20/2021 11:50
nga:Mergim Rreci

Tashmë është zyrtare, Newcastle United i ka ndarë rrugët me Steve Bruce.

Kjo gjë tashmë dihej prej kohësh, për shkakun se drejtuesit e ri duan ndryshime radikale në klub, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo gjë u zyrtarizua në një njoftim nga klubi.

“Newcastle United mund të konfirmoi që Steve Bruce është larguar nga pozita e kryetrajnerit me marrëveshje të përbashkët”, shkruhet në komunikatë.

Sipas mediave britanike, trajneri i ri i kësaj skuadre do të jetë Antonio Conte. Trajneri italian do ta marrë drejtimin e kësaj skuadre dhe që në muajin janar pritet të ketë transferime të mëdha.

/GazetaBlic Sport/