Eksperti i sigurisë Hysen Gecaj, ka komentuar raportimin e gazetës gjermane “Bild” se Italia po përgatitet në rast të një tërheqjeje të mundshme të trupave amerikane nga Kosova.
Gecaj në një intervistë për GazetaBlic, thotë se këto informata nuk janë kredibile dhe se aktualisht nuk ka diçka zyrtare, por megjithatë shton se kur ka informata të tilla qeveritë të cilat kanë impakt në këto veprime duhet të përgatiten për situata të ndryshme eventuale që mund të ndodhin.
“Këto janë disa informata që kanë dalë në media, dhe këto nuk janë kredibile tani për tani dhe nuk janë zyrtare, megjithatë kur ka informata të tilla, qeveritë për të cilat bëhet fjalë dhe që kanë impakt këto veprime duhet të përgatiten edhe për situata të tilla dhe si gjithmonë edhe për situata të ndryshme eventuale që mund të ndodhin. Ajo që është aktuale këto kohët e fundit është që Trump doli me deklaratë për tërheqjen prej disa pjesëve të Europës të disa formacioneve ushtrake amerikane dhe kjo ka shqetësu edhe perendimin por edhe ne si Kosovë si Ballkanë në përgjithësi. Atë ide për tërheqje të këtyre tupave bëhet fjalë për shtetet që kanë qenë pjesë e bashkimit sovjetik dhe të cilat tani më janë pjesë e europës dhe NATO-s, por as kjo nuk është një vendim defenitiv është vetëm një ide që ka dal në opinion dhe që është përfol dhe derisa nuk ka dicka zyrtare nuk mund të merren parasysh”, tha ai.
Por në qoftë se ndodh diçka e tillë, Gecaj thotë se duhet të merret shumë seriozisht në dy aspekte, në atë të përforcimit të sigurisë dhe në aspektin në të cilin sipas tij qalojmë këto 5 vitet e fundit, për shkak të raporteve të ftohta mes qeverisë, ShBA dhe Europës në përgjithësi.
“Në qoftë se ndodh dicka e tillë duhet të merret shumë seriozisht në dy aspekte, edhe në aspektin e përforcimit apo forcimit të shtyllave të mbrojtes dhe sigurisë dhe në aspektin në të cilin qalojmë këto 5 vitet e fundit, për shkak se kemi kriju një raport ftohës në mes të qeverisë së Kosovës dhe ShBA, dhe Europës në përgjithësi. Prandaj kjo është shumë e rëndëishme sepse një siguri stabile varet shumë prej politikave të politikanëve”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai thotë se një prej shkaktarve që po vinë këto deklaratan karshi Kosovës, janë edhe raportet e qeverisë me partnerët ndërkombëtarë.
“Janë edhe këto një prej elementeve, sepse kur ka situata të tilla dhe raporte të tilla atëherë dalin edhe supozime se çka mundet me ndodh në rast se vazhdohet në këtë mënyrë. ShBA përmes Ambasadës në Kosovës, ia kanë tërheqë vërjetjen disa herë qeverisë së Kosovës për veprimet në veri, dhe kanë qenë shumë të qartë.Vërejtja ka qenë jo në shkeljen e ligjshmërisë por në mënyrën se si vepron qeveria e Kosovës pa një koordinim me faktorin ndërkombëtarë që është i pranishëm në Kosovë dhe pse duhet të ketë një koordinim, duhet të ketë sepse Kosova është një projekt dhe një ambicie e shteteve Perendimore dhe ata me investimet e tyre që kanë bërë edhe gjatë bombardimeve të Serbisë gjatë luftës edhe me mbështetjen e Kosovës në ngritjen e institucioneve të sigurisë në njëfarë mënyre ata janë bashkëpjesmarrës në ecjen e Kosovës përpara drejt themelimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës. Prandaj ata insistojnë që edhe më tutje të shkohet në këtë mënyrë dhe mos të ketë hapa të njëanshëm për shkak se hapat e njëanshme me pastaj sjellin edhe situata të tilla që po diskutohen tani dhe po përmenden në media të ndryshme”, përfundoi Gecaj për GazetaBlic.


