Sporti

Koeman pas fitores ndaj Getafes: Nuk jemi skuadra më e fortë në La Liga

04/23/2021 08:46
nga:Mergim Rreci

Ronald Koeman pranoi se nuk mendon se Barcelona është skuadra më e fortë në garën për titull të LaLigas këtë sezon.

Katalanasit nuk ishin të sigurt për tre pikë deri në goditjen e vonuar të Ronald Araujo gjatë fitores së tyre 5-2 ndaj Getafe të mërkurën, përcjell GazetaBlic.

“Unë nuk mendoj se ne jemi më të fortë se tre ekipet e tjera [Real Madrid, Atletico dhe Sevilla],” tha Koeman.

“Edhe ata po fitojnë ndeshje dhe të gjithëve na mbeten ndeshje e vështirë.

“Lufta do të jetë deri në ditën e fundit”.

Më pas ai foli edhe për të ardhmen e Messit ku tha se nuk e di se cili do të jetë vendimi i tij.

“Po të kisha folur me Leo, nuk do të të tregoja. Vendimi [për të qëndruar] është në duart e tij. Ai kurrë nuk e lejon përqendrimin e tij të rrëshqasë. Nëse e bën, nuk e vëreni atë në lojën e tij.Ne kemi nevojë për të. Sot, ai ishte përsëri vendimtar.Le të shpresojmë se ai do të qëndrojë për shumë vite” përfundoi Koeman.

/GazetaBlic/