Novak Djokovic njoftoi në Instagram se do të luajë në Australian Open.
“Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve! Ju uroj shumë shëndet, dashuri, gëzim dhe lumturi. Shikoni, merrni frymë dhe mendoni dashurinë dhe ushqeni respekt për çdo person dhe qenie të gjallë në këtë planet të bukur.”
“Më pëlqeu të isha me familjen dhe njerëzit e dashur, duke pushuar pas sukseseve të vitit 2021. Tani po lëviz në Australi sepse jam gati të jetoj dhe të marr frymë tenis për javët e ardhshme të garës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj!
Vlen të theksohet se Djokovic ishte shumë kundër vaksinës, por siç duket është dorëzuar, pasi për të marrë pjesë në Australia Open duhet të ketë dy dozat e vaksinës.
/GazetaBlic Sport


