Raundi i parë në turneun e Romës u mbyll me një incident për Novak Djokovic. Teksa po firmoste autografe në dalje të fushës duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes pas fitores ndaj francezit Moutet, Djokovic u godit në kokë me një shishe uji.
Serbi ra në tokë dhe mbeti aty për disa sekonda pasi goditja ishte me të vërtetë e fortë. Në fakt, fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një sulm ndaj Djokovic, ndërsa vetëm pas disa minutash u sqarua e vërteta.
Shishja e ujit i rrëshkiti nga duart një tifozi i cili po afrohej për t’i marrë autograf tenistit serb dhe nuk kisha pasur qëllim për ta goditur. Djokovic u transportua gjithsesi për në qendrën shëndetësore ndërsa pas disa orësh në rrjetet sociale numri një i botës sqaroi se ishte mirë dhe se nuk pati asnjë problem ndërsa shtoi se bëhej fjalë vetëm për një aksident.