Sporti

Djibril Cisse dëshiron të rikthehet në futboll në moshën 41-vjeçare

01/28/2023 08:12
nga:Mergim Rreci

Ish-sulmuesi Djibril Cisse kërkon mundësinë që të rikthehet për të luajtur në ligën franceze për të arritur shifrën e 100 golave ​​atje.

“Unë jam përpjekur të rikthehem për dy vjet, sepse jam sulmues goli. Jam vetëm katër gola larg nga arritja e 100 golave në ligën franceze. Nëse dikush do të më ofronte mundësinë për të luajtur, do ta bëja falas”, tha ai, transmeton GazetaBlic Sport.

Cisse, 41 vjeç, i cili u largua nga futbolli në vitin 2021, ka një karrierë ndër të tjera në Auxerre, Liverpool, Lazio, Marseille. Lojtari ka 96 gola në kampionatin francez.

/GazetaBlic Sport/