Lajme

Djegia e villës së Bajqinovcit, deklarohet Policia

09/24/2024 22:25
nga:G B

Më herët u raportua për djegien e villës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në Katunishtë të Podujevë, raporton Gazeta Blic.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.

Ajo tha se s’ka të lënduar dhe kanë nisur hetimet.

“Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, tha Ahmeti./Gazeta Blic/

Digjet shtëpia e deputetit Mefail Bajqinovci