Lajme

Djegia e shtëpisë në Malishevë, viktima është një grua rreth 50 vjeçare

01/21/2026 07:51
nga:G B

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Goriq të Malishevës.

Atje, një person e ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që e ka kapluar një shtëpi.

Viktima e kësaj ngjarje, është një grua rreth 50 vjeçare, njofton Klankosova.tv.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek shpërthimi i zjarrit.