Sporti

Dje u transferua tek Young Boys, Donat Rrudhani debuton sot me fanellën e Kosovës në ndeshje zyrtare

06/09/2022 19:46
nga:Mergim Rreci

Kosova luan sot ndeshjen e rradhës të Ligës së Kombeve.

Dardanët” ndeshjen e tretë të UEFA Nations League të Ligës C do ta luajnë përballë, Irlandës së Veriut në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Kombëtarja e Kosovës hyn në këtë takim nga një fitore në udhëtim ndaj Qipros dhe një humbje në shtëpi ndaj Greqisë.

Donat Rrudhani do të debutojë sonte me Kosovën në ndeshje zyrtare, vetëm një ditë pas zyrtarimit tek skuadra e Young Boys.

Këto janë formacionet e plota zyrtare:

Kosova: Ujkani, Rrahmani, Rrudhani, Kryeziu, Kastrati, Muslija, Dresevic, Berisha, Bytyqi, Rashica, Muriqi.