Skuadra e Fenerbahces ka shënuar golin e epërsisë ndaj Galatasarayt në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës së Turqisë.
Golin për 0:1 e shënoi mesfushori francez, Matteo Guendouzi.
Guendouzi shënoi një eurogol nga distanca në minutën e 28’të.
Kujtojmë që futbollisti francez dje u prezantua si lojtar i Fenerbahces. Ai u transferua nga Lazio për 29 milionë euro.


