Sporti

Dje u ndal takimi për të lejuar lojtarin e Leicester ta prishë agjërimin, lojtari falenderon Premierligën dhe kundërshtarët

04/27/2021 12:59
nga:L J

Në ndeshjen e luajtur dje mes Leicester City dhe Crystal Palace u ndal takimi në minutën e 34’të të ndeshjes.

Lojtari i Leicester City Fofana ishte duke agjëruar dhe lojtarët bashkë me gjyqtarët e ndalën lojën që ta lejojn atë ta prishë agjërimin, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Twitter ka falenderuar Premierligën dhe kundërshtarët e tij Crystal Palace që e ndalen lojën për ta lejuar atë ta prishë agjërimin.

/GazetaBlic Sport/