Njëzet e katër orë me plot ngjarje për Moussa Ndiaye.
Futbollisti u martua dje – teksa sot ka marrë një dhuratë të këndshme. Ai u thirr në minutën e fundit nga Senegali për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Katar.
Lojtari i Anderlecht zëvendëson në listë të dëmtuarin Sadio Mane, i cili nuk do të jetë pjesë e skuadrës, shkaku i dëmtimit.
Ndiaye pritet të jetë nesër në Katar dhe do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Cisse.
/GazetaBlic Sport