Lajme

“Dje përmbytje, sot plazh”- shqiptari tregon si është situata në Dubai

04/18/2024 19:07
nga:Y I

Shqiptari Aldo Keci nga Dubai në një intervistë të drejtpërdrejt për Euronews Albania, tregoi se si është situata me përmbytjet atje.

Ai tha se nuk ka pasur asnjë lloj incidenti si pasojë e përmbytjeve, ndërsa shtoi se nuk është raportuar as për viktima.

Mes tjerash ai shtoi se ndryshe nga dje, situata në Dubai është kthyer në normalitet, ku njerëzit ditën e sotme kanë bërë dhe plazh.

“Nuk ka pasur asnjë lloj incidenti. Në Dubai nuk ka asnjë raportim për viktima. Të gjithë janë evakuuar, të gjithëve u është dhënë ndihma e parë në momentin që kanë pasur nevojë për ndihmë. Çdo gjë është digjitale këtu. Të gjithë kanë aksesin për të kërkuar ndihmë. Një ditë më pas përmbytjeve, përveç disa zonave, ku ende ka përmbytje, moti është i mirë. Ka njerëz që po dalin në plazh, po dalin për ecje. Zëre se nuk ka ndodhur fare situata katastrofike. Nuk ka qenë re artificiale”-tha ai.