Lajme

“Dje në Grashticë, sot në Prugoc, nesër…”- Xhelal Sveçla paralajmëron edhe aksione të tjera kundër trafikut të drogës

11/25/2021 22:46
nga:Y I

Policia e Kosovës e ka realizuar sot një aksion dhe ka kryer një bastisje në fshatin Prugoc të Prishtinës ku është identifikuar një laborator për prodhimin e substancave narkotike.

Aty janë konfiskuar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis dhe është identifikuar një i dyshuar që gjendet në arrati.

Një aksion i tillë është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në fshatin Grashticë.

Lidhur me këto ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Me këtë rast Sveçla ka paralajmëruar edhe aksione të tjera kundër drogës.

“Dje në Grashticë, sot në Prugoc, nesër ….” shkruan Sveçla në Facebook.

Postimi plotë: