Skuadra e Dritës ka kaluar tutje në UEFA Conference League.
Drita ka kaluar në fazën e dytë të UEFA Conference Leagu pas fitores ndaj Deçiqit me rezultatin e përgjithshëm 3-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Tani, skuadra e Dritës do të luajë me super ekipin holandez, Feynoord.
Astrit Fazliu ka folur për GazetaBlic Sport, pas këtij suksesi me skuadrën e tij.
Ai tha se ndjehet shumë i lumtur me suksesin e arritur dhe se do t’i provojnë shanset e tyre edhe në ndeshjen ndaj Feyenoordit.
“Normalisht, ne ndjehemi shumë mirë, sepse arritëm një fitore të mundimshme. Në këtë takim kishim gjithçka nën kontrollë, menaxhuam mjaft mirë, kurse tash kemi ndeshje të vështirë ndaj Feyenoordit. Megjithatë, ne do t’i provojmë të gjitha mundësitë tona”, tha Fazliu për GazetaBlic Sport.
Ndeshja e parë do të zhvillohet me 22 korrik në Prishtinë, kurse ndeshja kthyese do të luhet me 29 korrik në Roterdam.
/GazetaBlic Sport/


