Lajme

Djali rrah prindërit në Ranillug

01/20/2026 08:56
nga:G B

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur të hënën në Ranillug.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka sulmuar fizikisht prindërit e tij.

I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se janë sulmuar fizikisht ai dhe gruaja e tij, nga djali i tyre. Viktimave u është ofruar ndihma mjekësore dhe me pas janë liruar në shtëpi. I dyshuari është arrestuar, me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.