Një burrë në Pejë, gjatë ditës së mërkurë është arrestuar për shkak se ka pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport, përcjell GazetaBlic.